Aktualitet14 Korrik 2023, 11:12

Nuk ka liri për kreun e OMONIA-s, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka liri për kreun e OMONIA-s, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi
Fredi Beleri

Apeli i GJKKO ka lënë në burg sërish në burg kreun e OMONIA-s Fredi Belerin. Beleri kishte kërkuar lirimin nga qelia, por gjyqtari Florjan Kalaja vendosi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, që ka dhënë masën “arrest me burg ndaj tij”.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”- thuhet në komunikatë.

apeli i gjkko fredi beleri