Aktualitet19 Tetor 2023, 21:43

Bllokimi i seancës në Kuvend, gazetarët i kërkojnë llogari deputetit të PS: Pse nuk i lejoni opozitës komision hetimor?

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i seancës në Kuvend, gazetarët i kërkojnë

Ditën e sotme opozita ka krijuar kaos në Kuvend duke bllokuar seancën parlamentare, për shkak se po i mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore dhe ka pretendime se të gjitha hapësirat për të qenë opozitë funksionale, janë mbyllur nga mazhoranca.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar deputeti Arben Pëllumbi që shpjegoi pozicionin e mazhorancës, duke thënë se kërkesat e opozitës për komisione hetimore, bien ndesh me rregulloren.

Ndërkohë Pëllumbi pranoi se komisioni hetimor për inceneratorët, u lejua edhe pse "mbivendosej" me organet e drejtësisë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Pse nuk lejon mazhoranca komisionet hetimore që kërkon opozita? Ku e gjeni të drejtën ti rrëzoni?

Arben Pëllumbi: Çfarë është një komision hetimor? Do të thotë që në punën e Parlamentit të dalë një problematikë e caktuar dhe të ngrihet një komision për të parë se si duhet rregulluar kjo problematikë, nëse del çështje që ka të bëjë me institucione të tjera, u delegohet atyre. Përdorimi i ligjit për komisionet hetimore, si armë për luftë politike, e humbet thelbin. Komisioni hetimor, nuk ka të bëjë me luftë politike, sepse ka mekanizma të tjera për këtë. Komisioni hetimor ngrihet për çështje të cilat Kuvendi ka vënë re. Për këtë punë është komisioni hetimor. Kuvendi nuk ka pushtet absolut dhe nuk është mbi të tjerët, që t’i lejojë vetes... Opozitës i njihet e drejta për komisionet por nuk është automatike.

Artur Zheji: Përse nuk është ky rasti që të tolerohet komisioni? Ku ka shkelur opozita?

Arben Pëllumbi: Ka shkelur në objektin e komisionit. Te kjo e konfliktit të interesit, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që thotë se objekti i komisionit nuk duhet të mbivendoset. Objekti në të cilin vinte kërkesa për komision, nuk ishte për çështje të vecantë, por objekt i gjerë. Ishte për shumë çështje. Këtë gjë nuk lejon rregullorja. Ne ramë dakord që ta rishikojmë ligjin për komisionet hetimore.

Artur Zheji: Kur e ka abuzuar opozita të drejtën për komisionet hetimore?

Arben Pëllumbi: Në të gjithë rastet. Komisionet ngrihen nga opozita, edhe ne kemi ngritur kur kemi qenë në opozitë.

Artur Zheji: Na ilustro çështjen ku ju është dukur skandaloze dhe nuk lejohet opozita të bëjë komision.

Arben Pëllumbi: Kërkesa duhet të jete brenda rregullores.

Artur Zheji: Na thuaj një çështje që mbivendoset?

Arben Pëllumbi: Edhe te komisioni për inceneratorët mbivendoset me prokurorinë.

Artur Zheji: Pse e lejuat atë?

Arben Pëllumbi: Sepse thoni që duhet të lejohet. Dhe aty pati problematika.

Artur Zheji: Disa nga ata që dolën në komision hetimor, sot janë në kërkim nga drejtësia. Pra, komisioni e ka mbështetur drejtësinë. Atëherë ju hiqi fare komisionet. Në parlament opozita është politike

kuvend gazetaret deputeti i ps