Andy Burnham është emëruar Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pas një takimi tradicional me Mbretin Charles në Pallatin Buckingham. Emërimi i Burnham vjen menjëherë pas dorëheqjes zyrtare të Keir Starmer, i cili më herët sot u takua me Mbretin Charles për të paraqitur dorëheqjen e tij.
Dorëheqja e Starmer vjen pas një periudhe sfidash për qeverinë e tij, duke përfshirë performancën në zgjedhjet lokale dhe presionet e brendshme brenda partisë.
“Madhëria e Tij priti në audiencë deputetin, Z. Andrew Burnham, dhe i kërkoi atij të formonte një Administratë të re. Z. Andrew Burnham, deputet, pranoi ofertën e Mbretit dhe puthi duart me rastin e emërimit të tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit”, tha Pallati i Buckinghamit në deklaratën zyrtare.
Takimi në Buckingham Palace është pjesë e procedurës kushtetuese tradicionale britanike, ku monarku pranon dorëheqjen dhe emëron pasardhësin. Andy Burnham pritet të mbajë fjalimin e tij të parë si Kryeministër nga Downing Street, ku do të paraqesë prioritetet e tij për qeverisje.
Burnham, ish-Kryetar i Greater Manchester dhe një figurë e njohur e Partisë Laburiste, bëhet kështu Kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në vetëm një dekadë. Ai pritet të mbajë fjalimin e tij të parë si Kryeministër nga Downing Street në orët në vijim, ku do të paraqesë prioritetet e qeverisjes së tij, duke theksuar devoluimin e pushtetit, stabilitetin politik dhe një qasje më të afërt me problemet e qytetarëve të zakonshëm.
Ky tranzicion i shpejtë dhe i qetë i pushtetit nënkupton një periudhë të re për politikën britanike, teksa vendi përballet me sfida ekonomike, sociale dhe ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje