TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2026, 12:49

Mbreti Charles pranon dorëheqjen e Starmer, pritet emërimi i kryeministrit të ri të Britanisë

Shkruar nga Pamfleti
Mbreti Charles pranon dorëheqjen e Starmer, pritet emërimi i
Keir Starmer dhe Mbreti Charles

Keir Starmer ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen si Kryeministër pas një takimi me Mbretin Charles në Pallatin Buckingham, raporton Shoqata e Shtypit dhe burime të tjera.

Starmer u takua me monarkun për të paraqitur dorëheqjen e tij, duke mbyllur kështu mandatin e tij si udhëheqës i qeverisë laburiste.

“Deputeti Sir Keir Starmer pati një takim me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij e pranoi me kënaqësi. Zonja Starmer u prit gjithashtu nga Mbreti", u tha në njoftimin e Pallati Buckingham.

Andy Burnham, i cili u zgjodh si udhëheqës i ri i Partisë Laburiste pak ditë më parë, do të marrë detyrën si Kryeministër i ri. Burnham do të bëhet kështu kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në vetëm një dekadë, duke premtuar stabilitet, devoluim më të madh të pushtetit dhe një fokus të ri në çështjet që preokupojnë qytetarët.

Dorëheqja e Starmer vjen pas një periudhe sfidash për qeverinë e tij, duke përfshirë performancën në zgjedhjet lokale dhe presionet e brendshme brenda partisë.

Takimi në Buckingham Palace është pjesë e procedurës kushtetuese tradicionale britanike, ku monarku pranon dorëheqjen dhe emëron pasardhësin. Andy Burnham pritet të mbajë fjalimin e tij të parë si Kryeministër nga Downing Street, ku do të paraqesë prioritetet e tij për qeverisje.

charles britani

Lini një Përgjigje