TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 18:51

Bllokuan lëvizjen e automjeteve gjatë protestës, procedohen penalisht 11 persona!

Shkruar nga Pamfleti
Bllokuan lëvizjen e automjeteve gjatë protestës, procedohen
Protestat në Tiranë

Policia bën të ditur se, për shkak të devijimit të itinerarit, është penguar qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve në këto akse me fluks të lartë.

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 persona në lidhje me tubimet e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Të proceduarit dyshohen për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", pasi, sipas Policisë, kanë bllokuar lëvizjen në disa akse rrugore gjatë marshimit të protestës.

Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore rezulton se protestuesit kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme nga ato të njoftuara më parë autoriteteve. Konkretisht, marshimi është zhvilluar në kryqëzimin e rrugës "Urani Pano" me bulevardin "Zogu I", në kryqëzimin e rrugës "Ibrahim Rugova" me Rrugën e Kavajës, si dhe në kryqëzimin e rrugës "Ibrahim Rugova" me bulevardin "Gjergj Fishta".

Policia bën të ditur se, për shkak të devijimit të itinerarit, është penguar qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve në këto akse me fluks të lartë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

"Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve."-njofton policia.

protestat në tiranë

Lini një Përgjigje