Aktualitet13 Qershor 2024, 20:00

Bosët e krimit në Dubai, gazetari tregon rastin e shqiptarit që çuditi autoritetet: 8 mln euro i kam për shpenzime personale

Shkruar nga Pamfleti

Bosët e krimit në Dubai, gazetari tregon rastin e shqiptarit që

Gazetari Eni Ferhati ka treguar se flitet se janë rreth 20 njerëz me ngarkesa të mëdha kriminale në Shqipëri janë strehuar në Dubai.

Sipas gazetarit ndikim në këtë strehim të njerëzve të krimit në Dubai është politika fiskale që ky vend ka, duke u mundësuar atyre edhe investimin në pasuri të paluajtshme.

Ferhati tregoi edhe rastin e një shqiptari të cilit në banesë iu gjetën 8 milione euro në shtëpi, gjë që kishte habitur policinë, pasi nuk ka asnjë arsye që shuma të tilla t’i mbash në shtëpi, pasi edhe nëse i depoziton në bankë, askush nuk të kërkon llogari. Përgjigja e shqiptarit kishte lënë të habitur edhe policinë në Dubai…

Në një nga ndalimet e këtyre shqiptarëve që mbahen për 30 ditë e më pas lirohen. Gjatë kontrollit në banesën e një shqiptari, autoritet e policisë së Dubait gjetën 8 milionë euro cash, atyre u bëri përshtypje se përse një shumë kaq e madhe mbahej në banesë ndërkohë që ti mund ti çosh në bankë e askush nuk të kërkon të thuash se ku i gjete.

Përgjigjja e eksponentit të kërkuar nga policia por që tashmë gëzon lirinë atje, kishte çuditur edhe policinë e Dubait pasi ai ishte përgjigjur se këto para i kishte për shpenzime ditore, pasi të tjerat i kishte në bankë”, tha gazetari Ferhati për “Euronews Albania”.