TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2026, 16:28

Boshatiset Kadastra e Vlorës, baza materiale niset me kamion drejt Tiranës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Boshatiset Kadastra e Vlorës, baza materiale niset me kamion drejt
Momente nga ngarkimi i bazës materiale

Baza materiale e Kadastrës së Vlorës është zhvendosur zyrtarisht këtë të enjte drejt Tiranës, duke i dhënë fund ekzistencës funksionale të këtij institucioni në qytetin bregdetar.

Rreth orës 14:00 ka nisur ngarkimi i një kamioni me dokumentacion dhe dosje zyrtare, nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, duke shënuar një hap konkret në zbatimin e vendimit të firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, më 23 janar 2026.

Pamjet tregojnë kuti të mëdha kartoni të mbushura me dokumente, të vendosura në një kamion dhe me prezencë policie. Sipas vendimit, kjo zhvendosje finalizohet më 1 shkurt, datë kur Vlora nuk do të ketë më zyrë kadastrale funksionale.


Kadastra e Vlorës, e njohur për problematika kronike në legalizime, regjistrime pronash dhe skandale të ndërtimit, ka qenë një nga institucionet më të sulmuara publikisht për abuzime, vonesa dhe mungesë transparence. Shumë drejtues janë ndërruar brenda pak viteve, ndërsa qytetarët janë përballur vazhdimisht me bllokime dhe korrupsion të brendshëm.

Procesi i zhvendosjes së stafit drejt Tiranës ka nisur që vitin e kaluar. Aktualisht, vetëm 55 punonjës kanë mbetur në zyrat e Vlorës, të cilët tashmë duhet të transferohen përfundimisht në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë. Me këtë hap, një nga institucionet më problematike të Vlorës zhduket nga harta lokale, ndërsa mbetet për t'u parë nëse centralizimi do të sjellë zgjidhje apo thjesht do të zhvendosë problemet drejt qendrës.

2 Komente

  1. D
    Db.

    Po kush mundet ta drejtojkadastren e zhubravitur te vlores Perveç nje kuksiani trim. Ing.daut biba.

    1. K
      Kolegu

      Po Mazen ,Paulen ,Eliverten e ngarkuat ne kamion aman se nuk ka kuptim kadastra pa keta te tre .Jo per gje po ku do i gjejme ato perlat qe te dergonin keta ne vend te certifikates se pronesise .Ore se harrova dergojini ngushellimet e sinqerta deputeteve qe ja benin peshqesh kadasteres keto tipet .

      Lini një Përgjigje