
Ky është Blloku i lajmeve nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
SPAK ka çuar për gjykim dy ish-prokurorë: Kledian Llaho për korrupsion dhe Çlirim Shahini për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në një mashtrim prej 55 mijë euro.
Ndërkohë, seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë pasi GJKKO refuzoi shoqërimin e detyrueshëm të të penduarit të drejtësisë.
Prej 20 ditësh, Jurgen Karaj është zhdukur, dhe presidentja Vjosa Osmani urdhëroi nisjen e një ekipi kërkimi, me skaner ujor dhe dron nënujor.
Në Sarandë një sherr me thika la dy të plagosur rëndë; një 27-vjeçar dërgohet me urgjencë te “Trauma” në Tiranë, konflikti nisi për motive të dobëta.
Eria Ago që dyshohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, kërkon lirinë; ankimi do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Policia kufitare e Sarandës arrestoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë 45 mijë euro pa i deklaruar.
Ndërkohë, në Durrës u zbuluar një “fole” prostitucioni, me dy braziliane të proceduara dhe dy klientë shqiptarë të penalizuar; u sekuestruan para në valuta të ndryshme.
Hetimet për trafikun e drogës vazhdojnë: një 44-vjeçar shqiptar mbetet në burg në Itali për kokainë dhe hashash, ndërsa në Firence u zbulua një laborator 1 milion euro, ku tre kolumbianë vepronin si kimistë.
Seanca e antimafias me gazetarin investigativ Giuseppe Bascietto tregon se mafia shqiptare po depërton thellë në Siçili, pa miratimin e Cosa Nostra-s.
Në Kinë, 11 anëtarë të familjes Ming u ekzekutuan për krime të lidhura me bixhozin dhe mashtrimet, një nga katër sindikatat më të fuqishme kriminale.
Lini një Përgjigje