TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2023, 09:22

Breshëri i pazakontë pushton Fushë-Arrëzin, shkatërron të mbjellat dhe thyen xhamat e makinave

Shkruar nga Pamfleti

Breshëri i pazakontë pushton Fushë-Arrëzin, shkatërron

Një breshër i pazakonshëm ka pushtuar ditën e djeshme Fushë-Arrëzin duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe jovetëm.

Në një njoftim, bashkia e Fushë-Arrëzit bën me dije se si pasojë e stuhisë janë shkatërruar pothuajse të gjithë të mbjellat. Më tej bashkia njofton gjithashtu se breshëri ka shkatërruar edhe çatitë e banesave, xhamat e makinave dhe dëme të tjera mjaft të konsiderueshme.

“Në orët e vona të pasdites së djeshme kemi pasur rënien e një rrebeshi breshëri të pazakonshëm në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe. Ku si pasojë e kësaj stuhie kemi shkatërrimin e të gjitha kulturave bujqësore të këtyre bujqve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre. Bashkia Fushë-Arrëz, Faqja Zyrtare bashkë me Zyren e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në menyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.”, njofton bashkia Fushë Arrëz.

Breshëri i pazakontë pushton Fushë-Arrëzin, shkatërronBreshëri i pazakontë pushton Fushë-Arrëzin, shkatërronBreshëri i pazakontë pushton Fushë-Arrëzin, shkatërronBreshëri i pazakontë pushton Fushë-Arrëzin, shkatërronBreshëri i pazakontë pushton Fushë-Arrëzin, shkatërron

bresher fushe arrez

Lini një Përgjigje