Aktualitet 2 Mars 2024, 22:50

Breshëria e plumbave në Pogradec, dalin pamjet e plagosjes së 27-vjeçarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Breshëria e plumbave në Pogradec, dalin pamjet e plagosjes së
Pamjet nga plagosja në Pogradec

Janë publikuar pamjet e plagosjes së Alten Jolldashit një ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku si rezultat u arrestuan 3 persona. Në video shihet se pranë një servisi vjen grupi i armatosur brenda një mjeti luksoz, njëri prej tyre fut armën në xhep dhe fillojnë të godasin motorin e Alten Jolldashit.

I njëjti grup rikthehen sapo mësojnë se i riu Jolldashi rikthehet tek motori dhe mes tyre nis një sherr masiv mes disa të rinjve, pas së cilit plagoset me armë Jolldashi me tre plagë, në gju, në dorë dhe në pjesën e kraharorit.

Sipas policisë edhe vetë i plagosuri që ndodhet tek spitali i Traumës ka qëlluar me armë dhe ndodhet nën arrest. Dy të rinjtë e tjerë, Deis Meko 32 vjeç dhe Kristo Lotis 27 vjeç, u vetëdorëzuan pas negociatave me familjarët.

 

pogradec alten jolldashi