Aktualitet 2 Mars 2024, 19:08

Zhupa reagon pas deklaratave të Kumbaros: Zonat e mbrojtura do të mbushen me resorte

Shkruar nga Pamfleti

Zhupa reagon pas deklaratave të Kumbaros: Zonat e mbrojtura do të

Pas deklaratave të ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro se zonat e mbrojtura nuk do të preken, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Ajo thotë se ministrja po mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit, pasi do të mbushë parqet kombëtare me resorte.

“Pafytyrësia dhe papërgjegjshmëria e një ministre mjedisi që mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit! Mirela Kumbaro do mbush zonat e mbrojtura me “pika të vogla” resortesh private, klientësh dhe familjarësh të pushtetit dhe këtë e quan dritëgjatësi!!!! “Të anatemosh ata që investojnë është dritëshkurtësi” shprehet Kumbaroja e ligjit në një intervistë televizive. A thua se po investojnë në tokën e tyre, në biznes privat dhe po anatemohem për këtë?! Ndërkohë që Kumbaro po shkatërron zonat e mbrojtura duke i kthyer praktikisht në toka truall, ku mund të ndërtohen edhe betonizohen. Këto toka do jepen falas për oligarkët, do shndërrohen nga publike në private, duke shkatërruan edhe gjithë mjedisin dhe ekosistemin e veçantë që kanë”, shkruan deputetja.

Sipas Zhupës ky është një ligj klientelist në dëm të së mirës publike.

Ajo ka denoncuar se projekti i Divjakës është gati dhe më pas e ka radhën Shushica, Pishë-Porro, Parku Kombëtar i Butrintit dhe dhjetëra pika të tjera.

zonat e mbrojtura ina zhupa