Aktualitet 2 Mars 2024, 18:32

Ambasadori Shkurov konfirmon: Ushtarët ukrainas janë trajnuar në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori Shkurov konfirmon: Ushtarët ukrainas janë trajnuar në

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka konfirmuar se në Shqipëri janë trajnuar ushtarët ukrainas.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje, por u shpreh se ky është një informacion shumë i saktë.

Madje ambasadori tha se për këtë çështje është diskutuar edhe gjatë vizitës se Presidentit Zelensky në Tiranë.

“Nuk mund të flas me detaje për këtë, por mund të them që është e saktë, e vërtetë dhe vlerësimi për këtë në Ukraine është shumë i lartë. Përgjatë vizitës që u zhvillua kjo çështje u diskutua dhe u vlerësua me nota shumë të larta”, tha Shkurov.

Ambasadori tregoi edhe përshtypjet e delegacionit të Kievit nga samiti i zhvilluar së fundmi në Tiranë. Shkurov u shpreh se deklarata e përbashkët e samitit tregoi mbështetje për Ukrainën dhe se vendet e rajonit e kuptojnë situatën me të cilën po përballet Ukraina.

Ai zbuloi se Presidenti Volodymyr Zelensky u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare.

Shkurov theksoi se kryesia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB ka qenë shumë e suksesshme nëse merret në konsideratë konteksti se ku ndodhet Ukraina.

ukraine shqiperi