TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2023, 07:14

Britania “komplot” shqiptarëve për t'i dëbuar sa më shpejt, njoftohet në heshtje vendimi për emigrantët

Shkruar nga Pamfleti

Britania “komplot” shqiptarëve për t'i dëbuar sa

Ministrat britanikë kanë hequr masat mbrojtëse që parandalonin gjykimin e padrejtë të kërkesave të azilkërkuesve, ndërsa përpiqen të përshpejtojnë deportimin e emigrantëve shqiptarë me varka të vogla.

Qeveria njoftoi në heshtje ndryshimin, i cili heq nevojën për një “palë sy të dytë” për vendimet që lejojnë njerëzit të dëbohen në vendet e tyre.

Ndryshimi i ri vlen për migrantët nga një listë e vjetruar e kombeve që më parë konsideroheshin të sigurta, përfshirë Ukrainën. Ajo po përdoret kryesisht në lidhje me shtetasit shqiptarë, shkruan The Independent, pasi shtetasit e vendeve të tjera në listë, ku përfshihen Bolivia, Koreja e Jugut dhe Serbia, aktualisht nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish ose migrantësh me varka të vogla.

Zyra e Brendshme mohon të synojë ndonjë kombësi specifike, por burimet thonë se pushteti në fjalë nuk po zbatohet në mënyrë të barabartë në lidhje me pretenduesit nga vendet e tjera që kualifikohen, ndërsa shoqatat kanë akuzuar qeverinë për diskriminim.

shqiptare gomone britani

Lini një Përgjigje