TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2026, 18:30

"Ndjej keqardhje", ish-ministri Lleshaj për protestat e PD: Molotovi nuk është politikë!

Shkruar nga Pamfleti

"Ndjej keqardhje", ish-ministri Lleshaj për protestat e PD:

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ka cilësuar protestat e dhunshme të organizuara nga opozita dhe veçanërisht sulmin me molotov ndaj vilës së artistëve si shenjë dëshpërimi dhe mungese kreativiteti politik.

Lleshaj u shpreh se ndjen keqardhje për dhunën dhe incidentet që kanë shoqëruar protestat e fundit.

“Ndjej keqardhje. Tentoj që të shoh se vendi ka nevojë për dinamika politike, për kreativitet, ide dhe sfidë. Molotovi nuk është politikë. Nuk është opsion. Është thjesht shprehje dëshpërimi dhe mungese kreativiteti që i jep karburant mbijetese qeverisë aktuale”, deklaroi ai për "Report Tv".

Ngjarjet e javës së kaluar, ku militantë të Partisë Demokratike hodhën molotov drejt vilës 31, ish-rezidencës së diktatorit Enver Hoxha, ku aktualisht zhvillohen aktivitete artistike, kanë shkaktuar reagime të forta edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ambasada franceze në Tiranë, delegacioni i Bashkimit Evropian dhe përfaqësi të tjera diplomatike dënuan aktet e dhunës, duke i cilësuar të papranueshme. Ata theksuan se incidentet rrezikuan jetën e artistëve të huaj dhe bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të standardeve demokratike gjatë protestave.

 

sander lleshaj pd protesta

Lini një Përgjigje