TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 22:38

Curri ironizon intervistat për kreun e SPAK: Pyetjet e KLP, si në ‘Big Brother’!

Shkruar nga Pamfleti

Curri ironizon intervistat për kreun e SPAK: Pyetjet e KLP, si në

Sot u mbajt dëgjesa maratonë në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, që ‘vulosi’ Klodjan Brahon si kryeprokuror. Për analistin, Arjan Curri sesioni i pyetjeve linte për të dëshiruar, pasi pyetjet ishin skandaloze.

Curri i cilësoi si pyetje “Big Brotheri”, ato të drejtuara nga anëtarët KLP-së ndaj kandidatëve që konkuronin për kreun e SPAK-ut.

“Pashë një Big Brother. Këto janë pyetje që konkurrentët i Big Brother i bëjnë njëri tjetrit. Dikush i thoshte, ‘a do më ndihmosh ti po të kem ndonjë hall, të të kërkoj ndonjë nder’. ‘Jo’ i thoshin këta, ‘joo’. Një tjetër i thoshte ‘a do na japësh kafe apo kakao’. Këto janë skandale, është turp. Edhe studentëve të mi po tua bëja këto pyetje, do vinin duart në kokë. Aty duheshin pyetje të tipit ‘çfarë është prova’. Aty kishte furça njëri-tjetrit, përdorej termi femër. Ishin ku thërret qameti. Zonjës Musabelliiu duhet ti jepej një votë”, u shpreh Curri në ‘TopStory’.

Lini një Përgjigje