TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 21:22

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Klodiana Lala: Niveli i pyetjeve nga anëtarët e KLP-së ishte shqetësues!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Klodiana Lala: Niveli i pyetjeve nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), zgjodhi sot Klodian Brahon si drejtuesin e ri të SPAK-ut, me një mandat trevjeçar.

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për mbledhjen e mbajtur sot, tha se niveli i pytjeve nga anëtarët e KLP-së ishte në një nivel skandaloz. Më tej ajo shtoi se një pjesë e mirë e anëtarëve të KLP-së as nuk u përfshinë fare në procesin e marrjes në pyetje.

Gjëja e parë që më shqetësoi kishte të bënte me nivelin e pyetjeve të anëtarëve të KLP-së. Prokurori më jetëgjatë në sistem, Sokol Stojani, pothuajse nuk bëri asnjë pyetje. Duke qenë se ai ka eksperiencë të gjatë në çështje të mëdha dhe është një ndër anëtarët më aktiv të Këshillit, kisha pritshmëri të mëdha që ai do të bënte pyetje me thelb, që lidhen me mënyrën se si kandidatët synojnë të drejtojnë Prokurorinë e Posaçme.

Të katër kandidatët ishin të tensionuar dhe të emocionuar, pasi nuk janë të mësuar me paraqitje të gjata publike dhe me kontakt të drejtpërdrejtë me median. Prania e faktorëve ndërkombëtarë, e përfaqësive më të larta diplomatike, krijoi një presion shtesë në sallë. Një tjetër element që ra në sy ishte mungesa e përfshirjes së shumicës së anëtarëve të KLP-së në diskutim. Pjesa më e madhe e Këshillit nuk mori pjesë aktivisht në debat, dhe kjo është diçka që duhet të evidentohet dhe të theksohet”, tha Lala në emisionin "Të Paekspozuarit". 

Lini një Përgjigje