TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2025, 12:02

Debate në KAS për votën e Greqisë, PD: S'do lejojmë të numërohen thasë të mbushur nga patronazhistë!

Shkruar nga Pamfleti

Debate në KAS për votën e Greqisë, PD: S'do

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po zhvillon seancën ku po shqyrtohet ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me votat e diasporës.

PS kërkoi shfuqizimin e vendimit të KQZ lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike u shpreh se vendimi i KSHZH për veçimin e votave të diasporës është vendim i duhur.

Marash Logu u shpreh se “PD nuk do lejojë të numërohen thasë me vota të mbushura nga patronazhistët e PS”. AI shtoi se duhet të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit.

“PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës”, tha ai.

Lini një Përgjigje