Aktualitet10 Dhjetor 2023, 22:05

Debati për çështjen Beleri, sekretari i Omonias largohet nga emisioni pas përplasjes me Ardit Bidon

Shkruar nga Pamfleti

Debati për çështjen Beleri, sekretari i Omonias largohet nga

Tema e vetos së Greqisë dhe betimit të Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës është shoqëruar me debate në emisionin “Review” në Euronews Albanian.

Nënkryetari i OMONIA-s Jorgo Xhomaka, u largua nga emisioni pasi qëndrimin që mbajti Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë në lidhje me këto çështje.

Pjesë nga debati:

Jorgo Xhomaka: Dalloj një nacionalizëm të egër ndaj minoritetit grek dhe nuk mund ta pranojë atë. Kush ka frikë nga minoriteti grek dhe pse Bido shtrembëron fjalët. Nuk dua të marrë më pjesë në bisedë. Faleminderit shumë. Nuk i pranoj nacionalizmat.

Ardit Bido: S’më akuzon njeri për nacionalizëm. Xhomaka nuk di të bëjë ndarjen mes të përgjithshmes dhe specifikes.

ardit bido omonia