TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2025, 18:21

Debati për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, Spahiu: Rama të ndjekë shembullin e Kurtit, të hapë qendra

Shkruar nga Pamfleti

Debati për emigrantët shqiptarë të dënuar në

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar replikat Rama-Nigel Farage lidhur me emigrantët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe.

Spahiu u shpreh se ashtu sikurse Kosova, edhe Shqipëria duhet të pranojë të japë qendra për emigrantë e rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të ishte e udhës që Rama të ishte menduar për një përgjigje ndaj qeverisë britanike për hapjen e qendrave për ndaj emigrantëve të kthyer nga Britania. Mos harrojmë që qeveria e Albin Kurtit dhe  Maqedonia e Veriut kanë vendosur që të hapin qendra emigrantësh për të rikthyerit nga SHBA.

Jo vetëm kaq, por Kosova ka pranuar që të hapë burg për të huajt nga Danimarka dhe askush se ka bërë objekt debati vendimin e qeverisë së Kurtit. Unë do doja që qeveria shqiptare të ishte më e kujdesshme s’ka pse i jep prioritet Italisë për hapjen e qendrave të emigrantëve sepse Britania e Madhe thotë si hap qendra për emigrantët e rikthyer nga Afrika dhe nuk hap qendra për rikthimin e emigrantëve shqiptarë që unë i dëboj”, tha ai për “Report TV”.

Lini një Përgjigje