TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2026, 22:33

Debati për paraburgimin, Klodiana Lala: Ramës i ra maska, e ngriti çështjen pasi iu prek paradhoma!

Shkruar nga Pamfleti

Debati për paraburgimin, Klodiana Lala: Ramës i ra maska, e ngriti

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur mbi debatin e hapur për paraburgimin në Shqipëri nga Gjykata e Lartë apo kryeministri Rama, deklaroi për këtë të fundit, se i ka rënë maska.

Lala tha se Rama e ngriti këtë problem vetëm kur u prek paradhoma e tij në kryeministri, kur iu prekën eksponentë të lartë dhe jo në 14 vite qeverisje.

“Gjykata e Lartë dhe kryetari i saj, Sokol Sadushi, vë në lëvizje kolegjet e bashkuara, për të unifikuar çështjet e paraburgimit, ndërkohë që e njëjta gjykatë lë në fuqi masën arrest me burg.

Pra duket se brenda Gjykatës së Lartë ka një kontradiktë në mënyrën si po sillet dhe më pas dhe më e tmerrshmja, zoti Rama ka ngritur problemin e paraburgimit, pikërisht në momentin kur është prekur paradhoma e tij, pra kur janë prekur eksponentë të lartë të PS-së, se në 14 vite qeverisje, as nuk e ka çarë kokën kush nga politika që të shqetësohet për njerëzit e thjeshtë që kanë vdekur në paraburgim, që kanë vrarë edhe veten dhe po rriten jetimë.

Nuk e shqetësua askush për paraburgimin kur avokatë apo gazetarë e ngritën këtë çështje me shumë shqetësim, zopti Rama u kujtua në momentin kur u rrezikuan njerëz shumë të rëndësishëm të PS-së dhe maska i ka rënë. Është si ajo shprehja që kur vjen uji te dera ime unë do të marr masa ligjore”, u shpreh Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

rama lala

Lini një Përgjigje