Aktualitet16 Shkurt 2024, 07:42

Deklaratat e Ramës për Kosovën, Preç Zogaj: Shfrytëzoi rastin, ndërsa Blinkeni ishte korrekt

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Ramës për Kosovën, Preç Zogaj:

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, deklaroi sot në Tiranë se SHBA mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE.

Ndërsa kryeministri Rama tha se qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me SHBA-së, duke mos bërë lëvizjes për vota, siç janë përplasjet e fundit për ndalimin e përdorimit të dinarit në komunat me shumicë serbe ne veri të vendit.

Analisti Preç Zogaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se po teprohet me medaljen që qeveritë marrin se po u shërbejnë stabilitetit në rajon, sepse kjo ka bërë që elitat politike të korruptohen.

“Kosova nuk mendoj se ka qenë pjesë e bisedimeve mes Blinken dhe Ramës, por doli në skenë se u bë një pyetje. Blinkeni tha për Kosovën atë që thotë çdo javë Departamenti i Shtetit që ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Pra kanë bërë delegim kompetencash, por janë dakord me ndërmjetësimin evropian. Ata janë të interesuar për një marrëveshje që do të finalizonte luftën në Kosovë, e njohjes reciproke që nuk e lë litarin jashtë. Serbia as e ka dashur as e do marrëveshjen, por përkundrazi është në gjueti të çdo alibie, preteksti për ta fryrë dhe për ta mbajtur tensionin sa më të ngritur dhe pa finalizim.

Serbia është vend sllav, vend filorus dhe Amerika, meqë ata kanë aspirata për të hyrë në Evropë.

Rama tani shfrytëzon rastin, ndërsa Blinkeni ishte korrekt. Kishte një nuancë edhe nga Blinkeni se ata e mbështesin qëndrimin e Tiranës në Kosovë dhe ajo vlerësohet se i shërben stabilitetit.

Në vlerësimin tim po teprohet me këtë medalje që po i shërben stabilitetit në rajon. Shqipëria këtë e bën jo se ka zgjedhje, por se nuk ka probleme vetë me fqinjët. Por kjo ka bërë që elitat politike të korruptohen, duke varur këtë medalje. Kjo nuk mban shumë me dhe duhet të jetë objekt i një reflektimi shumë të thellë”, tha Zogaj.

prec zogaj kosove rama blinken