
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbërritur këtë të hënë në SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja pse demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Nallbati bëhet subjekt i hetimeve në SPAK.
Kujtojmë se ai u përfshi në hetime pas sherrit në sallën e seancave plenare me deputetin socialist Vullnet Sinaj, të cilin e sulmoi me grushte.
Po ashtu, Bledion Nallbati u përfshi edhe në një përplasje me një shofer kamioni në rrugë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Korçë.
Lini një Përgjigje