TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 22:32

"Deputeti i PS ishte me automatik në dorë, në 21 Janar", Artan Hoxha: Kreu i Gardës u godit me grusht në Kryeministri!

Shkruar nga Pamfleti

"Deputeti i PS ishte me automatik në dorë, në 21

Gazetari Artan Hoxha duke folur për hetimin e dosjes së ‘21 Janarit’ nga SPAK, deklaroi se të dyja palët politike janë bashkëfajtore dhe nuk duan që kjo ngjarje të zbardhet.

Për të forcuar këtë pretendim, Hoxha tha se deputeti i Partisë Socialiste, Agron Malaj atë ditë ka qenë me automatik në dorë. Më tej ai shtoi se Ndrea Prendi ka dalë nga brenda Kryeministrisë me sy të nxirë, duke nënkuptuar se dikush e ka goditur atë.

Pastaj u politizua çështja. Në momentin kur zoti Malaj u bë koordinator i Partisë Socialiste në Mat, komandanti i tij në Gardë, njeriu që merr urdhërin aty, Alfred Damecenaj, u bë kryetar i Partisë Demokratike të Matit. Pra, siç mund të akuzojë njëra palë, edhe pala tjetër mund të akuzojë që ka marrë filanin. Por, ajo që unë dua të them dhe ta mbyll këtë histori është se unë mendoj që sot janë të gjitha mjetet dhe provat. SPAK ka dhe burimet njerëzore, ka dhe ekspertizën, ka dhe vullnetin politik. Ka ndryshuar situata, nuk e bëjnë dot siç nuk e lanë prokurorinë atëherë të hyjë as te gardhi. Sot SPAK i ka të gjitha mundësitë që t'ia fusi këmbët në një këpucë dhe t'i thërrasë atje. Unë e kam çuar provën që vuri në lëvizje të gjithë këtë gjë. Mbi atë u bë kallëzimi i familjes, mbi kasetën. Pra, sot duhet një hetim shterrues në mënyrë që as kjo mazhorancë të mos vazhdojë të tallet me hipokrizinë që bën çdo 21 janar, por të japë drejtësi për atë që ka ndodhur atje, as përgjegjësit që kanë marrë jetë njerëzish, që bënë atë që ndodhi mbrapa. Se janë shtuar dy akuza të reja dhe këto janë akuza që bëhen kryesisht ndaj politikanëve ose ndaj ndaj funksionarëve shtetërorë.

E para, shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim dhe e dyta është pengimi i hetimeve. Serverat i ka fshirë IT-ja që ishte përgjegjësi për atë gjë. U desh kaseta që kam çuar unë. Është përgjuar komandanti i Gardës sepse dëgjohen qartë zëri i tij, të shtënat e tij dhe të gjithë komunikimet që ai bën me të tretët. Pra, duket qartazi që nën përgjim ose nën regjistrim është mbajtur komandanti i Gardës dhe urdhrat që ai do të jepte. Është thënë që brenda nuk ka patur të shtëna. Nuk ka patur të shtëna, por Ndrea Prendi ka dalë nga brenda Kryeministrisë me sy të nxirë. Syri nuk i është nxirë jashtë atij, siç u tha më vonë, është nxirë atje brenda. Çështja sot duhet të hetohet në mënyrë shteruese nga pika A deri në pikën Zh. Sigurisht që gjëja më e rëndë në atë që ndodhi është humbja e jetëve njerëzore. Ajo ngjarje do ishte harruar përndryshe. Secili duhet të mbajë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur dhe mbi të gjitha duhet të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura të atyre katër shqiptarëve, të cilët nuk ishin as militantë partie”, tha Hoxha në studion e “Off the Record”, në A2CNN.

Lini një Përgjigje