TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 13:44

Dhëndri i Berishës i pakënaqur me Trump: SHBA-së nuk i bëhet vonë se 'son of the bitch’ është në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Dhëndri i Berishës i pakënaqur me Trump: SHBA-së nuk i

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i akuzuar në dosjen “Partizani”, ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës së shkuar amerikane.

Malltezi e quajti vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës një akt të motivuar nga korrupsioni, duke akuzuar emra të lartë të politikës amerikane.

“Non gratat janë dhënë nga një administratë e korruptuar. U korruptuan nga McGonigal, Biden me familjen e tij, dhe Blinken, që është njeriu më i korruptuar i Sorosit,” deklaroi ai për "A2 Cnn". 

Duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Malltezi tha se roli i tij është fshehur nga Departamenti i Shtetit.

“Blinken erdhi në Shqipëri një ditë para shpalljes së vendimit për McGonigal, për të mbështetur Ramën si njeriun e tyre, sepse kishin bërë pisllëqe bashkë,” shtoi ai. 

Ai sulmoi edhe drejtësinë shqiptare, duke akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për fshehje dosjesh: Dumani po mban të mbyllura çështje të rënda. Amerika nuk ka tagër dhe as nuk i intereson kush ‘son of the b*ch’ është në Shqipëri. Për sa kohë që nuk i dhemb koka vetë, nuk merr përsipër asgjë.

Lini një Përgjigje