TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 19:55

Dita e 27 e Revolucionit Flamingo/ Protestuesit para Kryeministrisë: Kemi një qeveri kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Dita e 27 e Revolucionit Flamingo/ Protestuesit para Kryeministrisë: Kemi
Pamje nga protesta

Qytetarët u nisën nga Sheshi "Skënderbej" dhe janë mbledhur para Kryeministrisë, ku kanë nisur fjalimet. Kërkesa mbetet e njëjtë: dorëheqja e Edi Ramës.

Ka nisur protesta e 27-të qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës politike. Ashtu si në ditët e mëparshme, qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin "Skënderbej", për t'u drejtuar më pas në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë.

Aktualisht, para Kryeministrisë kanë nisur fjalimet, ndërsa protestuesit vijojnë të brohorasin thirrjet që tashmë janë kthyer në simbol të revoltës: "Rama ik", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëri e re", "Ju erdhi fundi", "Rama në burg" dhe "Berisha në burg".

Qytetarët akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për bashkim të shqiptarëve.

"Kemi një qeveri kriminale, një qeveri që askush nuk e do. Të bashkohemi për të rrëzuar këtë qeveri kriminale", u shpreh një prej protestueseve.

Protesta hyn kështu në ditën e 27-të, ndërsa revolta, e cila nisi si një kundërshtim ndaj projektit në Zvernec, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës politike. Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

protesta

Lini një Përgjigje