Aktualitet 8 Qershor 2023, 07:20

Dita nis me mot të kthjellët, por pasditja rezervon surpriza! Si parashikohet moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Dita nis me mot të kthjellët, por pasditja rezervon surpriza! Si

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por pas-mesditës dhe në vijim; pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin.

Në zona të izoluara në Lindje të territorit do të ketë mini-stuhi breshëri. Nën ndikimin e kushteve të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta vijon i gjithë territori edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

moti