
Një sherr mes të rinjsh ndodhi një natë më parë në mitingun e kryedemokratit Sali Berisha në Elbasan, ku mbeti i plagosur edhe djali i kandidatit për deputet Luçiano Boçi. Vetë PD në një deklaratë për mediat e cilësoi një sherr tërësisht banal, por familja Boçi ka kundërshtuar.
Bashkëshortja e Luçiano Boçit, në një koment në rrjetet sociale e ka cilësuar politik konfliktin ku mbeti i plagosur djali i saj.
“Skemat banditeske në veprim të plotë! Konflikti nuk është i natyrës banale, por është krejtësisht politik! Do e çojmë deri në fund”, shkruan ajo në një koment.
Gjatë përplasjes së dhunshme Parid Boçi ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Incidenti ndodhi gjatë takimit elektoral të Berishës përpara stadiumit Elbasan Arena, ndërsa fliste këshilltari amerikan i Chris LaCivita, Philip Griffin.


Lini një Përgjigje