TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2026, 11:53

Do dëshmonte Noizy dhe babai i tij, shtyhet seanca për Artan Tafanin dhe Laert Haxhiun; zbulohet arsyeja

Shkruar nga Pamfleti
Do dëshmonte Noizy dhe babai i tij, shtyhet seanca për Artan Tafanin
Shtyhet seanca për Artan Tafanin dhe Laert Haxhiun

Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Artan Tafanit dhe të bashkëpandehurve të tjerë, të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Në seancën që ishte planifikuar të zhvillohej këtë javë, pritej të jepnin dëshminë disa persona, mes tyre edhe reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy, si dhe babai i tij, Bashkim Rajku.

Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e Haxhiut kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku, si dhe Kleviol Ahmetaj, reperi i njohur si “Cllevio”.

Gjykata ka caktuar seancën e radhës më 13 maj, në orën 11:00, ku pritet të vijojë procesi me administrimin e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në këtë çështje që ka tërhequr vëmendje të lartë publike.

 

Lini një Përgjigje