Më 18 dhjetor, Altin Dumani mbyll kapitullin në krye të SPAK, duke ia lënë stafetën Klodian Brahos i cili u zgjodh dje me 7 votat e KLP-së.
Në një bashkëbisedim me studentë në qytetin e Durrësit, kreu i SPAK tha se ishte një nder që e drejtoi këtë institucion në 3 vite të vrullshme dhe intensive.
“Jam prokuror si të gjithë prokurorët e tjerë, që mua dha mundësia në 2022 të drejtoj këtë institucion. Ka qenë nder për mua ta drejtoj në këto 3 vite të vrullshme, intensive, por unë të tillë e kam drejtuar karrierën time, jam në vitin e 26 si prokuror dhe një vit kam punuar dhe oficer i policisë gjyqësore”, tha Dumani.
Ai renditi edhe sukseset e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“SPAK është institucion i konsoliduar, ka maturinë e duhur. Prokurorët kanë integritetin e duhur, profesionalizmin e nevojshëm dhe këto janë garancitë që mua më bëjnë optimist për të ardhmen e institucionit dhe besoj se do jetë shumë emirë.
Askush nuk është mbi ligjin, SPAK ka ngritur akuza për zyrtarë të nivelit të lartë, nga funksionarët më të lartë deri tek funksionarët te nivelit të mesëm dhe të ulët, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj kryebashkiakëve, prefektëve, gjyqtarëve, prokurorë, funksionarë të Policisë së Shtetit, sekretarë të përgjithshëm”, tha Dumani.
Lini një Përgjigje