TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2025, 11:30

Dumani kërkon mundësinë e rikandidimit: Shqipëria nuk ka luks të humbë prokurorë profesionistë 

Shkruar nga Pamfleti
Dumani kërkon mundësinë e rikandidimit: Shqipëria nuk
Altin Dumanit takim me studentët

Kreu në detyrë i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Ai foli lidhur me presionet nga politika, duke theksuar se nuk kanë pasur ndikim në vendimet e Struktures së Posaçme.

Dumani ngriti shqetësimin për mungesën e mundësisë së rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit, duke theksuar se largimi i tyre mund të krijojë boshllëqe në sistem, pavarësisht investimit të bërë në trajnimin e tyre profesional.

“Pas përfundimit të mandatit të tyre do krijojë anomali, pavarësisht se është investuar shumë te formimi profesional i tyre. Shqipëria nuk e ka luksin të largojë prokurorë profesionist. Vleresojmë se duhet t’ju jepet mundësia e rikandidimit për ata që duan të rikandidojnë”, tha Dumani.

 

altin dumani spak

Lini një Përgjigje