Kreu në detyrë i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Dumani, tha se korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet dhe theksoi se edhe kolegët e tij janë vendosur përpara përgjegjësisë, pavarësisht marrëdhënieve shoqërore.
Ai u shpreh se mbi 70 punonjës policie janë hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale, përfshirë edhe funksionarë të lartë që janë shpallur fajtorë si pjesë e organizatave kriminale.
Dumani shtoi se raste të tilla janë evidentuar edhe në gjyqësor, duke përmendur një gjyqtar të hetuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, por vlerësoi se pjesa më e madhe e policëve janë profesionistë të përkushtuar që meritojnë respekt.
Mandati 3-vjeçar i Dumanit përdundon më 18 dhjetor, kur drejtimin e SPAK do ta marrë Klodian Braho.
"Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore. Por kemi zbatuar detyrën. Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70. Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie, që madje janë deklaruar edhe fajtorë, si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale. Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori. Një kemi një çështje kur një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por Policia e Shtetit, pavarësisht kësaj pjese e cila na ka rezultuar e implikuar në vepra penale, policia në masën absoute janë djem edhe vajza që janë të përkushtuar në punën e tyre dhe meritojnë respekt”, u shpreh Dumani.
Lini një Përgjigje