
KLSH i ka dërguar një shkresë ku njofton se do të nisë auditimin pikërisht për organizimin e Festivalit të Këngës në RTSH, duke i kërkuar t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës...
Kapter Alfred Peza, që prej Qershorit 2023, vijon të terrorizojë punonjësit e RTSH, e mbi të gjitha të bëjë edhe një mish-mash me financat e këtij institucioni.
Përveç dëmit financiar që i ka shkaktuar institucionit, me pushimin në shkelje të ligjit dhe Kodit të Punës, të më shumë se 300 punonjësve, kapteri vijon të mbushë xhepat e tij dhe të haremit.
Në shkelje totale të ligjit, dhe në konflikt të plotë me Këshillin Drejtues të RTSH-së, kapter Peza mendon se është vetë “edhe ligj, edhe Maliq”.
Kapter Peza është i njohur si hajdut ndaj dhe i thërrasin “1 milion euroshi”.
Vjedhja e tij me Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH, e bën kapter Pezën për SPAK.
Duke vepruar me moton “kap ç’të kapësh” që ditën e parë që ka shkelur në RTSH, kapter Peza fryu një buxhet që nuk ishte parë ndonjëherë për Festivalin e Këngës, por kur pa se Këshilli Drejtues nuk po ia miratonte, me një të rënë të lapsit e përgjysmoi këtë buxhet, por sërish duke qendruar në shifrat e absurdit.
Tashmë kapter Peza do të përballet me Kontrollin e Lartë të Shtetit për këtë vjedhje.
KLSH i ka dërguar një shkresë ku njofton se do të nisë auditimin, pikërisht për organizimin e Festivalit të Këngës në RTSH, duke i kërkuar t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës.

Mirëpo shkeljet e kapterit nuk mbarojnë.
Edhe pse e ka hartuar buxhetin e institucionit për vitin 2024, nuk po ia del dot që ta miratojë në Këshillin Drejtues.
Themelet e terrorit të kapterit kanë nisur të dridhen, ndërkohë që dhe vetë ushtarët e tij tashmë nuk po dinë më si t’i justifikojnë vjedhjet dhe po zgjedhin më mirë të japin dorëheqjet.
Kjo gjë po ndodh edhe me drejtoreshën ekonomike, që vetë kapteri e ka sjellë si të besuar, por që ka hequr dorë nga justifikimi i vjedhjeve të tij, duke mohuar kategorikisht që të firmosë buxhetin e hartuar nga haremi i kapterit.
Këshilli Drejtues i RTSH-së gjithashtu nuk pranon të miratojë buxhetin e vjedhjeve, ndërkohë që po aty nuk është miratuar asnjë emision i propozuar deri më tani.
Kjo nuk e ka ndaluar kapterin, i cili ka vendosur në përdorim fondin emergjencë të RTSH-së, për të paguar gruan e mikut të tij të ngushtë me 6 milionë lekë në muaj për një emision me ide të vjedhur e shumë të tjerë që paguhen me miliona çdo muaj nga taksat që dalin nga xhepat e qytetarëve.
Këshilli Drejtues me në krye Leka Bungon, nuk po miraton, por as nuk po vepron, duke u justifikuar me raporte e pushime për të shtyrë sa më shumë të pashmangshmen.
Edhe sa kohë do të bëjnë Leka Bungo dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH “një sy qorr e një vesh shurdh” për vjedhjet e kapter Pezës që vendin e ka në SPAK? /Pamfleti
Lini një Përgjigje