TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 21:25

“Dorëheqje, dorëheqje”.../ Rrugët e Tiranës jehojnë sërish, qytetarët nisin marshimin

Shkruar nga Pamfleti
“Dorëheqje, dorëheqje”.../ Rrugët e Tiranës
Nis marshimi qytetar

Me pankarta në duar dhe thirrjet; “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar tubimin rrugëve të Tiranës...

Pas më shumë se dy orësh është mbyllur tubimi para kryeministrisë. Protestuesit tashmë kanë nisur marshimin e përnatshëm rrugëve e të Tiranës. Me pankarta në duar dhe thirrjet; “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar tubimin rrugëve të Tiranës.  

Kujtojmë se në protestën e 23-të, protestuesit kanë dalë me një listë kërkesash, sipas tyre të panegociueshme. Kërkesa e parë ishte dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkuan gjithashtu krijimin e një qeverie teknike me mandat njëvjeçar, e cila do të kishte si objektiv menaxhimin e tranzicionit politik dhe përgatitjen e reformave të nevojshme.

Mes kërkesave të tjera u përfshinë ndryshimet kushtetuese dhe rishikimi i Kodit Zgjedhor, me argumentin se sistemi aktual ka nevojë për reforma që garantojnë përfaqësim më të drejtë dhe transparencë më të madhe në proceset zgjedhore.

Protestuesit kërkuan gjithashtu kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, duke e konsideruar këtë si një masë për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një individi.

Një tjetër kërkesë ishte shfuqizimi i të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”, ndërsa në fund u kërkua hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit.

 

protesta marshim

Lini një Përgjigje