TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 11:17

Dosja e ‘Gërdecit’, SHBA i kthen përgjigje SPAK për shtetasit amerikanë

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e ‘Gërdecit’, SHBA i kthen përgjigje SPAK për

Në seancën për çështjen e ‘Gërdecit’, ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kthyer përgjigje Gjykatës se Posaçme ku kërkojnë pyetje të tjera shtesë dhe informacion mbi statusin penal të personave që kërkohet të merren në pyetje.

SPAK ka kërkuar të merren në pyetje shtetas amerikanë, mes të cilëve Patrick Henry, përfaqësues i kompanisë amerikane SAC, dhe katër shtetas të tjerë amerikanë.

Po ashtu mësohet se autoritetet kërkojnë informacion për statusin penal për 5 shtetasit amerikanë që priten të merren në pyetje.

Në seancën e datës 7 shkurt, u bë e ditur se Ministria e Drejtësisë ka dërguar letërporosinë në SHBA për të marrë në pyetje Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAK. Po ashtu në të njëjtën seancë ishte kërkuar të përsëritet thirrja për 3 dëshmitarë: ish-shefi i shtabit Luan Hoxha, biznesmeni Mihal Delijorgji dhe ish drejtori i fabrikës, Dritan Minxholli.

SPAK kishte kërkuar gjithashtu të përsëritet thirrja për Anjola Agollin, ish-sekretaren e ish-ministrit të drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi.

Për këtë SPAK i vuri gjykatës në dispozicion një adresë të re, ndërsa dëshmitari i vetëm që u paraqit, ish drejtori juridik në Forcat e Armatosura, Ilmi Laçaj, refuzoi të japë shpjegime.

Letërporosia për SHBA, për të pyetur amerikanin Patrik Henri si përfaqësuesin e firmës SAK të demontimit të armëve në Gërdec, është nisur më 29 janar.

Ndërkohë edhe seanca e sotme është shtyrë, ndërsa ish-ministri Fatmir Mediu tha se dëshmitarët janë thirrur për të fajësuar ministrin. 

fatmir mediu spak shba

Lini një Përgjigje