TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2025, 18:57

"Durrësi, epiqendra e grupeve kriminale", eksperti i kriminalistikës: Pse SPAK nuk veproi gjatë fushatës

Shkruar nga Pamfleti

"Durrësi, epiqendra e grupeve kriminale", eksperti i

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha se bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me shërbimet partnere është shumë i suksesshëm.

Ai ka komentuar goditjen e një tjetër grupi kriminal ku pjesë e tij ishin emra të njohur të botës së krimit.

Xhevdet Plaku ishte një nga të shumëkërkuarit nga policia shqiptare dhe drejtësia italiane, pas arratisjes nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti.

Flobens Meçja nga Shkodra ishte paguar 5 milionë euro nga Çopjat e Elbasanit për të vrarë Erjon Aliebejn. Ndërsa Voltan Xhani, dyshohet për vrasjen e Elis Roshkodolit, në gushtin e kaluar në Shkodër.

“Bashkëpunimi me aleatët dha rezultat të shkëlqyera. Operacioni i SPAK është sukses. Italianët hetojnë shumë gjatë dhe mund të të vijnë ditën e dasmës, janë gjëra me prova dhe nuk do ketë firo në gjykatë. Operacioni i suksesshëm padiskutim”, tha Rexhepi për “Abc News”.

Ai theksoi se me aksionet e fundit duket se edhe Policia Shqiptare është “trimëruar” përballë grupeve kriminale, të cilat veprojnë në Shqipëri dhe vende të ndryshme.

“Ky operacionin e fundit, duket sikur e trimëroi policinë. Është kapur kombëtarja e krimit, me gjithë rezervat. Legjislacioni duhet forcuar për të penguar krimin. Për zgjedhjet pati një periudhë qetësie”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje