TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2025, 15:52

"Diaspora u pengua të votojë", Burimi: Mazhoranca do ta ruajë pushtetin me forcë

Shkruar nga Pamfleti

"Diaspora u pengua të votojë", Burimi: Mazhoranca do ta

Analisti politik Genc Burimi ka folur lidhur me situatën politike në vend. Ai ka vënë në dyshim rregullsinë e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri.

Burimi theksoi se procesi nuk ishte i barabartë dhe denoncoi pengesat që iu vunë diasporës për të ushtruar të drejtën e votës. Ai ka krahasur situatën me praktika të ngjashme në vende të tjera europiane, ndërsa shtoi se mazhoranca aktuale ka synim të fortë për të ruajtur pushtetin.

“Mazhoranca kërkon domosdoshmërisht të mbajë pushtetin, kjo ndodh në shumë vende të Europës. Denoncime të krimeve zgjedhore ka në çdo cep të Europës. Sali Berisha po kërkon gjëra normale, që kërkon rinia në Serbi, por nuk funksionon, se askush nuk e detyron dot Ramën. Sali Berisha shfajëson Lulzim Bashën. Berisha tha se nuk ke çfarë të bësh përballë një regjimi dhe i bie që edhe Basha nuk kishte çfarë të bënte. Të gjitha palët thanë se në Shqipëri nuk u zhvilluan zgjedhje të barabarta.

E thanë institucione ndërkombëtare. Unë besoj tek “treni bullgar” dhe në vendin tonë. Është aplikuar në çdo vend thuajse të Europës. Në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhje të parregullta. Në Shqipëri gjithmonë është një agoni e gjatë procesi i numërimit të votave dhe kontestimet. Diaspora u pengua të votojë, se nga mbi 300 mijë vetë, shumë pak votuan. Por, diaspora nuk solli diçka të re në këto zgjedhje”, tha Burimi për “News 24”.

Lini një Përgjigje