Akademiku Artan Fuga thotë se në draftin e Kodit të ri Penal nuk ka një apo disa nene të specifikuara për të mbrojtur mediat.
Sipas Fugës, aty nuk bëhet asnjë dallim mes informacionit dhe medias, apo medias dhe gazetarit.
"Ai nuk bën asnjë dallim mes informacionit dhe medias, midis medias dhe gazetarit. Në një farë mënyre kam përshtypjen që nuk parashikon vepra penale dhe ndëshkime dhe padi për ata që pengojnë punën e gazetarit, për ata që me qëllim deformojnë informacionin dhe informimin e saktë të qytetarit. Për ata që në vend të informacionit me qëllim japin propagandë.
Nuk bën dallimin midis atij që nuk ka statusin e gazetarit dhe gazetarit. Bie fjala për sekretin gjyqësor. Flitet për ata që nxirren sekretin gjyqësor, por jo për gazetarin. Kur flitet për të mbrojtur ndaj veprave penale, doganat gjyqësorin, ndërmarrjet bankat, si nuk ka disa nene për të mbrojtur mediat që është pushteti i 4-ët një nga shtyllat e një shoqërie të vërtetë.
Nuk shoh që pozicioni i mediat të jetë i specifikuar për t’u mbrojtur, për ta mbrojtur ndaj veprave penale dhe j vetëm për ta penalizuar aq më shumë që e penalizojnë pa marrë parasysh specifikat e gazetarit duke e barazuar me çdo njeri që nxjerr sekretin gjyqësor.", tha Fuga për MCN Live.
Lini një Përgjigje