
Autoritetet kanë dhënë alarmin sa i takon një skeme të re mashtrimi që po përdoret në rrjet.
Një faqe në Facebook me emrin “Posta Shqiptare” është hapur të martën e 18 shtatori dhe postimi i parë shfaq një super ofertë ndaj qytetarëve, por që në fakt, rezulton të jetë një nga mashtrimet më të mëdha, që po qarkullon së fundi edhe në Shqipëri.
Personat pas kësaj faqeje, reklamojnë disa kuti të mbyllura kartoni me mbishkrimin “Posta Shqiptare”, duke deklaruar se janë pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion. Për të pasur përhapje sa më të gjerë, hakerat kanë bërë sponsorizimin e faqes, në mënyrë që të shpërndahet tek sa më shumë përdorues të Facebook.
“Çdo vit, Posta Shqiptare mbledh paketa të braktisura. Sipas rregullave, Posta Shqiptare mund t'i menaxhojë këto dërgesa të papranuara. Por tani prezanton zbulime të papritura vetëm për 236 LEK. Kur hapni këto paketa, përgatituni të gjeni një gamë të ndryshme të objekteve, nga pajisjet elektronike deri te artikujt e shtëpisë, dhe ndoshta edhe aksesore ose dhurata të papritura", thuhet aty.
Por e gjitha është mashtrim pasi ata u marrin personave që bien pre, të dhënat e identitetit dhe para. Vetë Ppsta ka reaguar duke mohuar se ka nxjerr në shitje të tilla pako.