TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 14:53

E zbulon Balla: Linja terroriste e lidhur me Iranin sulmoi Policinë para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
E zbulon Balla: Linja terroriste e lidhur me Iranin sulmoi Policinë para
Momenti i ndalimit të Dritan Goxhajt

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS,  reagoi në rrjetet sociale pas protestës së tensionuar para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si edhe shoqërimin e Dritan Goxhajt.

Në një video të publikuar prej tij shfaqen momentet e përplasjes, ndërsa mbi pamjet është vendosur mesazhi: "Linja terroriste e lidhur me Iranin sulmon Policinë e Shtetit dhe institucionet".

Sipas Ballës, protesta që në fillim u organizua në mënyrë paqësore nga të rinj të angazhuar për mbrojtjen e flamingove, më pas u ndikua nga një akt dhune dhe përfundoi në përplasje të rënda.

Ai deklaroi se Dritan Goxhaj, së bashku me persona që i cilësoi si elementë kriminalë, morën pjesë në sulmet ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike.

Në reagimin e tij, Balla përsëriti pretendimin për ndërhyrje të Iranit në zhvillimet e protestës dhe tha se, sipas tij, faktet po hedhin poshtë dyshimet e shprehura ndaj këtij pretendimi.

Opaaaaa i doli koka muhabetit. Ajo që nisi si një protestë paqësore e disa djemve dhe vajzave, të cilët dashurojnë flamingot, e më pas mori shtysë nga një akt dhune i dënueshëm, sot degradoi në një shfaqje barbare e linjës terroriste dhe kriminale aty.

Dritan Goxhaj dhe elementë kriminalë të përfshirë mes protestës sulmuan sot Policinë e Shtetit dhe institucionet e zgjedhura demokratike.

Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, po ndihet shumë i turpëruar ndërsa e vërteta po del në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale po shpërndahet”, shkruan Balla.

 

balla policia kuvendi

2 Komente

  1. I
    I paemer

    As fermeret e Librazhdit nuk i besojne profkat per dhune ndaj policise. Ishte nje dhune shteterore e paralajmeruar dje ne media kur Balla tha se "do te shihni shpejt te verteten per protestat" "Armiqte e jashtem e te brendeshem" jane autoret dhe pjesmarresit ne protesta, te cilet sic shkruan KM " do te turperohen"se shpejti.

    1. R
      Rim

      Ik mor kokerr muti Gq Mq

      Lini një Përgjigje