Aktualitet12 Shkurt 2024, 22:59

“Ecte me makinë të blinduar”, Klodiana Lala: Si u organizua atentati ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin dhe ‘gabimi’ që bënë autorët

Shkruar nga Pamfleti

“Ecte me makinë të blinduar”, Klodiana Lala: Si u

Gazetarja Klodiana Lala, tregoi mënyrën se si u organizua atentati ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin.

Sipas saj, Ardian Gjeloshi është një personazh problematikë në zonë, një personazh që ka hesape të hapura me të gjitha grupet kriminale, i përfshirë në histori të hakmarrjeve, një personazh që policia e ka skeduar prej vitesh.

"Në pikën e inerteve janë futur dy automjete, njëri një Range Rover i vjedhur në Lezhë dhe një Golf i vjedhur në Durrës. Mendoj se atentati është organizuar dy javët e fundit kohë kur janë vjedhur automjetet.

Punëtorët hynin në biznesin e interneteve në orën 6 30 të mëngjesit. Në këtë kohë shkonte edhe pronari, i cili kishte reduktuar daljet në qytet dhe shkonte në këtë pikë me mjetet të blinduar. Pak minuta më pas ka mbërritur edhe toga e vrasëve. Automjeti ka pasur një dritë të ngjashme me atë të policisë. Nga punonjësit e pikës së inerteve është menduar se janë forca policie. Momenti është filmuar.

Nga këto makina kanë zbritur dy persona. Ata janë me rroba të zeza. Nuk janë uniforma policie, por janë të ngjashme. Kanë qëlluar me dy kallashnikovë. Breshëria është qëlluar mbi ekonomistin me gjasë autorët nuk e kanë njohur shënjestrën. Gjeloshi ka arritur të ngjitet në automjetin e blinduar dhe ka shkuar drejt spitalit. Ndërkohë, dy automjetet janë larguar dhe poshtë urës së Milotit janë shkrumbuar ku janë gjetur edhe dy kallashnikovë.

Ka një pistë për hetuesit sepse kanë arritur të bien në gjurmët e një prej personave që ka vjedhur për shkak se kanë kapur një paketë, pasi Range Rover nuk e hapnin me thyerje por me një pajisje. Nëse gjendet grabitësi i Range Rover mund të zbulojë ngjarjen”, theksoi ajo e ftuar në emisionin “Open” në News 24.