Aktualitet12 Shkurt 2024, 21:57

“Mos e nxirrni nga burgu”, Klodiana Lala zbulon mesazhin e nënës së 27-vjeçares: Altin Çoku përdor sëmundjen si alibi

Shkruar nga Pamfleti

“Mos e nxirrni nga burgu”, Klodiana Lala zbulon mesazhin e

27-vjeçarja e cila ka kryer vetëvrasje si pasojë e fotove të saj që ishin shpërndarë në Tik Tok, kishte një muaj që ishte kthyer në Kamëz.

Vajza ishte kthyer pasi ishte në proces divorci nga bashkëshorti me të cilin ishte martuar me mblesëri në Kosovë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera, ku ka thënë se nëna e të resë i ka bërë thirrje policisë të mos e nxjerrin nga burgu Altin Çokun.

“Gruaja kishte ardhur vetëm një muaj e pak më parë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Para se të bullizojmë duhet të futemi në këpucën e asaj gruaje që përpiqej dëshpërimisht për të rritur fëmijën. Sot ajo nuk është më dhe ne duhet të ndihemi pak fajtor. Sot duhet të ndërgjegjësojmë shoqërinë shqiptare sa e rrezikshme është një foto e papërshtatshme në telefon.

Ajo ishte një vajzë që kishte një traumë për shkak të konflikteve me familjen e ish-bashkëshortit. Ishte larguar nga familja e tij, dhe mesa mora vesh ishte martuar me mblesëri. Nuk kam arritur të kontaktoj  më nënën sepse ishte shumë rëndë, por di që i kishte bërë thirrje policie të mos e lejojnë të dalë nga burgu. Ai e përdorur sëmundjen si alibi, i ka thënë policisë nëna e saj”, tha Lala në News 24.

Kujtojmë se policia ka arrestuar 39-vjeçarin pasi dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, gjë që ka çuar në vetëvrasjen e të resë.

altin coku klodiana lala