Aktualitet12 Shkurt 2024, 22:45

“Është hidraulik”, Anduena Llabani bën deklaratën e fortë: Fredi Beleri nuk di as të lexojë!

Shkruar nga Pamfleti

“Është hidraulik”, Anduena Llabani bën

Fredi Beleri po përdoret nga qarqe të caktuara.

Gazetarja Anduena Llabani, ka folur lidhur me çështjen e Belerit i cili është nën akuzën e vjedhjes së votave, duke thënë se ai është një hidraulik, i cili nuk di të lexojë dhe se po përdoret nga qarqe të caktuara.

Sipas saj, Beleri po përdoret për qëllime politike, pronësore dhe territoriale.

“Ka nga ata njerëz, që thonë se Fredi Beleri nuk di të lexojë. Ai është një njeri rastësor dhe është rekrutuar për ta bërë këtë gjë. Po e përdorin këtë për interesa politike, territoriale sigurisht po, por mbi të gjitha dhe për pronat, Fredi Beleri ka bërë një akt, ai mbase do pranojë të bëjë edhe burgun. Është një hidraulik, që nuk di të lexojë, i cili po përdoret”, tha Llabani në ABC News.

 

fredi beleri anduena llabani