Aktualitet12 Shkurt 2024, 22:40

“Beleri ka katër emra”, Anduena Llabani zbulon detaje: Mbiemrin në çertifikatë e ka Shehu

Shkruar nga Pamfleti

“Beleri ka katër emra”, Anduena Llabani zbulon detaje: Mbiemrin

Fredi Beleri, ndaj të cilit rëndon akuza për blerje votash për zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Bashkinë e Himarës, rezulton me mbiemër tjetër në çertifikatë.

Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar se Beleri ka katër emra ndërsa mbiemri i tij në çertifikatë rezulton të jetë Shehu.

Ndër të tjera ajo tha se Fredi Bleri është pjesë e grupeve me influencë.

“E dini si është mbiemri i Belerit në certifikatë? Është Shehu. Gjatë fushatës elektorale në Himarë ka pasur informacion se emigrantë grekë vinin me autobusë për të krijuar trazira. Ishin të gatshëm për të ndihmuar ë fushatën e Belerit. Këtë vit ka pasur më pak autobus se në vitet e mëparshme. Ka pasur dhe ngjarje të tjerë që lidhin emrin e Blerit me policinë. Flas për Kacifas. Kacifa u vra dhe jo nga ushtarë grek e jo shqiptare. Kush i mori armiqtë, gëzhojat. Autopsia zyrtare është që Kacifas vrau veten. Figura e Belerit nis me dritëhije si emri i tij. Beleri është pjesë e grupeve që ka influencë“, u shpreh Llabani në ABC News.

fredi beleri anduena llabani