TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2025, 21:20

Ekzekutimi në Shkodër, Bregu: Ragip Gila e kishte vrasjen e parë!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi në Shkodër, Bregu: Ragip Gila e kishte vrasjen e parë!

Gazetari Sokol Bregu tha se Ragip Gila i cili vrau dy persona sot në Shkodër, e kishte vrasjen e parë dhe kjo vihet re në lëvizjet e tij të çorientuara deri në pikën që e zë gjaku.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bregut kontrolli në banesën e Lulzim Kullës konfirmon lidhjen me vrasjet e sotme në Shkodër.

"Për mendimin tim vrasësi nuk ka kryer kurrë më parë vrasje dhe e ka për herë të parë. Kjo vihet re në lëvizjet e tij të çorientuara dhe mënyra si qëllon...nga mënyra si përpiqet të largohet shihet që atë e zë gjaku. Te ai vihet re një ADHD e theksuar.

Policia ka bërë një kontroll te Lulzim Kulla dhe kjo është lidhja sepse ndryshe s’do e bënte kurrë një kontroll te familja e tij. Lulzim Kulla është njeriu që atentati ndaj të cilit ka nisur gjithë këtë sagë", tha Bregu.

Lini një Përgjigje