
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar rastin e arrestimit të Fredi Belerit dhe nxitjen e protestave në Himarë, teksa deklaroi se qeveria ka eliminuar kryebashkiakun e zgjedhur të qytetit bregdetar “në një mënyrë arrogante” për shkak të “grabitjeve në jug”.
Sipas tij, është kërkuar që opinionit publik t’i shpëlahet truri duke ngjallur ndjenja nacionaliste dhe anti-greke me të kaluarën e Belerit.
“Këtu duan t’u shpëlajnë trutë opinionit publik për Belerin për të ngjallur ndjenja anti-greke dhe nacionaliste. Këtu nuk është kjo çështja. Rasti i Belerit është rasti kur pushteti i shqetësuar për grabitjet që po bën në jug ka interes që këtë ta nxjerrë jashtë loje dhe ka vepruar në mënyrë arrogante ta eliminojë në këtë mënyrë”, u shpreh Lubonja për “News 24”.
Lini një Përgjigje