TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2026, 12:40

Çështja e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK; takim me kryeprokurorin Klodian Braho

Shkruar nga Pamfleti
Çështja e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës shkon në
Mark Nika shkon në SPAK

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës një prej viktimave të protestës së 21 janarit 2011, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të zhvillojë një takim me kryeprokurorin Klodian Braho.

Në fokus të këtij takimi është ecuria e hetimeve për dosjen e 21 janarit, e cila aktualisht po hetohet nga SPAK.

Familjarët e viktimave kanë kërkuar vazhdimisht që hetimet të jenë të plota, transparente dhe të çojnë në vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, pavarësisht nivelit të tyre në hierarkinë shtetërore.

Ngjarja e 21 janarit 2011 konsiderohet një nga episodet më të rënda në historinë politike të Shqipërisë pas viteve ’90. Gjatë një proteste të zhvilluar para Kryeministrisë, humbën jetën katër qytetarë: Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.

Protesta u organizua nga opozita e asaj kohe kundër qeverisë, ndërsa përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë degjeneruan në përdorimin e armëve të zjarrit nga Garda e Republikës.

 

21 janari mark nika

Lini një Përgjigje