Aktualitet17 Prill 2024, 20:49

Sulmet e Metës ndaj SPAK-ut, Qafoku: Po dëmton partinë, Rama përfituesi më i madh!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Metës ndaj SPAK-ut, Qafoku: Po dëmton partinë, Rama

Gazetari Roland Qafoku ka deklaruar se Ilir Meta me qëndrimet e ashpra ndaj SPAK gjatë ditëve të fundit po dëmton veten dhe se nga kjo situatë po përfiton Rama.

Në një intervistë për “Eruonews Albania”, Qafoku tha se ish-LSI-ja e ka humbur faktorin që e bëri  politikën shqiptare trepolare.

Shumë personazhe janë larguar gjatë kohës që Meta shkoi në presidencë është fakt. Nuk është se Meta po i kthen në PL, por po zëvendëson ata që gjeti aty me të tjerë. Për shembull, Shezai Rrokaj, një njeri që i bënte ndër LSI në atë kohë, a i është thënë ndonjëherë atij njeriu që ne këtu gabuam, ti kishte të drejtë, ai ishte njëri apolitik.

Unë besoj që kjo që po bën Meta nuk i jep kuota, por e dëmton partinë. Me ato që kemi informacion publik dhe deklaratat e Metës kuptojmë që kjo parti dëmtohet. Në kushte që politikën e kemi gjithnjë bipolare, LSI ishte amortizator i mirë. Ajo thënia e Berishë që politika ishte trepolare ishte e vërtetë dhe LSI arriti të shpërbënte politikën bipolare PS-PD. Kjo që po bën Meta tani e dëmton partinë dhe këtu përfiton Rama”, tha Qafoku.