Aktualitet17 Prill 2024, 20:25

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK-ut, analisti: Ndihet i kërcënuar nga drejtësia, ka krisje politike me Kryemadhin

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK-ut, analisti: Ndihet i

Analisti Ergys Mërtiri ka folur lidhur me akuzat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj kryetarit të SPAK, Altin Dumani.

Analisti tha se Meta kërkon të intimidojë drejtësinë, sepse ndihet i kërcënuar nga drejtësia.

Sipas tij, veprimet e Metës, agresiviteti dhe shpërthimet tregojnë që kreu i PL-së është në gjendje të shqetësuar në gjendje jo të mirë. Gjithashtu ai tha se sheh një krisje politike mes Kryemadhit dhe Metës.

“Mendoj se Meta kërkon të intimidojë drejtësinë, sepse sigurisht ndihet i kërcënuar nga drejtësia dhe mendon se duke e akuzuar SPAK si instrument politik, ai kërkon të deligjitimojë me qëllim që të deligjitimojë nesër një akuzë të mundshme drejtuar ndaj tij. Kjo është logjike. Veprimet e tij, agresiviteti, shpërthimet tregojnë nga ana tjetër që Meta është në gjendje të shqetësuar në gjendje jo të mirë. Nga ana tjetër shohim edhe një destabilizim të mënyrës se si bën politik Ilir Meta. Zhduket nga politika për muaj me radhë dhe pastaj rikthehet fuqishëm duke shpërthyer, pra tregon që Meta nuk është i qetë dhe nuk është i qartë për aksionin e vet politik dhe se ndihet i kërcënuar mbi të ardhmen e tij politike.

Më shumë se mund të prodhojë diçka, e shoh më shumë si një produkt të një situate politike të PL. Kjo është një parti që ka qenë klienteliste dhe në kushte kur nuk ofron produkt për klientët e vet sigurisht ajo dobësohet. Kjo është përpjekje për të menaxhuar falimentimin dhe marrëdhënien e dy bashkëshortëve, tashmë politikisht duket se ka një krisje. Meta e sheh politikën si diçka të peshave të rënda. Kryemadhi e sheh në mënyrë më racionale politikën. Mendoj që kemi dy mënyra të ndryshme të bërit politikë që vijnë nga siklete të ndryshme që mund të kenë dy palët. Duket se krisja ekziston te kjo parti si pasojë e humbjes se peshës politike në elektoral”, tha Mërtiri për “Vizion Plus”.