Aktualitet17 Prill 2024, 18:14

“Fredi Beleri u shërben neonazistëve grekë”, Ardit Bido: E dinte më parë që do arrestohej 

Shkruar nga Pamfleti

“Fredi Beleri u shërben neonazistëve grekë”, Ardit
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido ka reaguar për çështjen e Fredi Belerit dhe kandidimin e tij nga Greqia për eurodeputet. Duke krahasuar Jorgo Goron dhe Fredi Belerin, Ardit Bido shprehet se ka një ndryshim shumë të madh mes tyre. 

 “Zoti Goro nuk ka shtetësi greke, i është hequr pasi nuk i shërbeu nacionalizmit grek. Ai ka identifikim shqiptar dhe e ka deklaruar para disa vitesh. Por këto kohë kanë dalë shumë politikanë që thonë se ka vetë-identifikim grek dhe këtë  absurditet se kuptoj, sepse askush nuk i cakton dot tjetrit se çfarë vetë-identifikimi ka. E dyta, ka plot politikanë dhe deputetë në këtë vend që kanë etni greke, por janë shqiptarë”, u shpreh për Top News, Ardit Bido. 

Më tej, Bido risjell në vëmendje dhe njëherë akuzat ndaj Fredi Belerit, ndërsa thekson se është përdorur dhe ka përdorur neonazizmin grek.  
 
Ka shumë politikanë që kanë shtetësi të huaj, dhe janë shqiptarë. Fredi Beleri është tjetër gjë, ai është akuzuar nga shteti grek si vrasës i Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit. Është përdorur dhe ka përdorur neonazizmin grek, për të avancuar interesa të neonazizmit dhe nacionalizmit politik në Shqipëri”, tha Bido. 

Gjithashtu Ardit Bido shprehet se ardhja e emigrantëve për të votuar sipas tij, duket që është bërë nga qarqe nacionaliste antishqiptare. 
 
Edhe në fushatën e fundit ka pasur struktura shtetërore të shtetit grek. Sepse pasaportat, të cilat u dënua, nuk i jep një kompani private, i jep shteti grek. Bursat që jepte në shtetin grek, aksesin në spitalin e Janinës, janë aksese të shtetit grek. Ardhja e më shumë se dyfishi i emigrantëve për të votuar, duket që nuk është bërë nga ai, por nga qarqe nacionaliste antishqiptare", tha Bido. 

Ardit Bido ka dhënë gjithashtu edhe një informacion mjaft të rëndësishëm, që mund të ndryshojë gjithë mënyrën se si po shqyrtohet çështja e Fredi Belerit. Bido hedh hipotezën se Fredi Beleri mund të ketë inskenuar arrestimin e tij. 

 “Dje unë mora vesh një lajm shumë interesant. Nga shtabi i zotit Beleri u deklarua se z. Beleri një ditë para se të arrestohej e dinte që do të arrestohej dhe kjo është shumë interesante sepse i bie që z. Beleri ka inskenuar arrestimin e tij.  E dinte një ditë para që do arrestohej dhe të nesërmen Pandeli Kokaveshi ka dhënë lekët për blerjet votash. Mund të kemi një skenar shumë të çuditshëm pse ai i arrestua, pse e shtyu 1 vit e ca dënimin e tij sepse nuk pranoi gjykim të shkurtuar, dhe mund të kemi një skenar shumë interesant. Sepse edhe pse e dinte që ishte në përgjim vajti dhe pagoi lekët Pandeli Kokaveshi ndaj të infiltruarit të policisë. Është një lajm i veçantë që ne duhet ta shqyrtojmë ndryshe tashmë”, u shpreh Ardit Bido. 
 
 
 
 
 
 

fredi beleri astrit bido