
Edi Rama ka akuzuar Sekretaren e Brendshme britanike se po përdor retorikën e së djathtës ekstreme populiste, pasi gjatë një deklarate specifikoi qëllimisht se 700 familje shqiptare ishin përzgjedhur për tu deportuar, pasi u ishte refuzuar azili...
Sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood është akuzuar për “stereotipizim etnik” dhe “demagogji të pahijshme” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ajo qëllimisht veçoi familjet shqiptare që do të ktheheshin në atdheun e tyre.
Rama, kreu i Partisë Socialiste, ka vënë në pikëpyetje pse një politikan i Partisë Laburiste duhet të “përsërisë retorikën e së djathtës ekstreme populiste”, pasi zyrtarët e Sekretares së Brendshme specifikisht veçuan 700 familje shqiptare që priteshin për deportim.
“Si mundet një sekretar i brendshëm laburist t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës së të djathtës ekstreme populiste, dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit, pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës mbi migracionin e paligjshëm? Shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë, është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie.
Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha çështjet e sigurisë, në vend që t’i fajësojë vazhdimisht shqiptarët dhe kështu t’i ekspozojë qytetarët e një kombi aleat ndaj rreziqeve në rritje, përfshirë ato nga grupet ekstremiste që lulëzojnë mbi narrativa të tilla. Politika zyrtare nuk duhet të udhëhiqet kurrë nga stereotipet etnike”, shkroi Rama në një reagim në ‘X’.
Quite disappointing to hear the UK Home Secretary, @ShabanaMahmood, cite “around 700 Albanian families” living in taxpayer-funded accommodation after failed asylum claims as justification for resuming family returns.
— Edi Rama (@ediramaal) November 19, 2025
How can a Labour Home Secretary so poorly echo the rhetoric of…
Një burim nga qeveria shqiptare tha se kishte tensione në rritje midis qeverive të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm mbi politikat e imigracionit.
Tani më, Mahmood përballet me zemërimin e më shumë se dy duzina deputetësh të Partisë Laburiste për shkak të planeve të qeverisë që do të rezultojnë në largimin me forcë të familjeve nga Mbretëria e Bashkuar, nëse refuzojnë stimujt financiarë për t'u kthyer në vendin e tyre.
Sulmi i Ramës ka shkaktuar gjithashtu shqetësim në Whitehall, sepse Ballkani Perëndimor shihet si një rrugë kryesore tranziti për azilkërkuesit që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Oficerët e sigurisë kufitare të Mbretërisë së Bashkuar u dërguan në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë verës për të ndërtuar lidhje dhe për të mbledhur informacione mbi bandat e kontrabandës.
Nën presion të hënën për të justifikuar planet që do të lejojnë përshkallëzimin e deportimit të familjeve nga Mbretëria e Bashkuar, zyrtarët treguan një numër njerëzish që kishin refuzuar të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës pavarësisht se kërkesat për azil u ishin refuzuar.
Ministria e Brendshme ka pohuar se ka rreth 700 familje shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar pa të drejtë qëndrimi, por deri më tani Ministria e Brendshme ka zgjedhur të mos i japë përparësi dërgimit të tyre në shtëpi.
Kërkesat për azil nga shqiptarët mbeten të ulëta dhe ka pasur një rënie prej më shumë se 90% të mbërritjeve nga Shqipëria me varka të vogla që nga viti 2022. Andi Hoxhaj, një bashkëpunëtor nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duket se po i shënjestron dhe po i veçon shqiptarët në retorikën e saj.
“Ne pamë të njëjtin problem edhe nën administratën e mëparshme konservatore dhe si komuniteti shqiptar ashtu edhe qeveria shqiptare janë thellësisht të frustruar nga rikthimi i këtij narrativi. Kjo retorikë duket se lidhet gjithnjë e më shumë me përpjekjen e qeverisë për të riinterpretuar ose reformuar dispozitat e KEDNJ-së mbi të drejtat e familjes, duke përdorur shqiptarët si shembull për të bërë një argument më të gjerë politik, siç kanë bërë Reformistët dhe Konservatorët duke përdorur shqiptarët si shembull. Duke përmendur konkretisht Shqipërinë, sekretari i brendshëm po i përgjigjet gjithashtu mesazheve të Farage, pasi ai i ka bërë shqiptarët një pjesë qendrore të retorikës së tij”, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Rama, një nga udhëheqësit më ekstravagantë të Evropës, i cili u gjunjëzua ndërsa përshëndeti kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në një samit të BE-së në maj, ka kritikuar një Sekretar të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Në nëntor 2022, ai akuzoi Suella Braverman për nxitje të ksenofobisë dhe shënjestërim, duke veçuar një komunitet kur ajo akuzoi disa shqiptarë për abuzim me ligjet e skllavërisë moderne./Përshtati “Pamfleti” nga “The Guardian”
30 vite te shkuara ne Britani ishin 1 milion aziatike e tani jane mbi 7milione. Kane zaptuar lagje te tera, zyra bashkie, zyra kompanish, shumica e personelit mjekesor jane raca e tyre, ne polici po ashtu e lista nuk vazhdon. Ne nje kohe kur Shqiparia e Shqiptaret jane adhurues e mbeshtetes te Britanise totalisht trajtohen me urrejtje e perbuzje, keta aziatike qe urrejne cdo qenie te bardhe e qe shtetet e tyre te origjines jane kethyer kunder Britanise, USA e Europes duke i dale ne mbeshtetje Putinit trajtohen me perkedhelje e vihen ne postre kyce te shtetit e politikes. Eshte per te qare e te shkretet Shqiptare nuk dijne nga tia mbajne. Nuk e di se cfare kane Europianet perendimore me kombin Shqiptar kur dihet qe te tere e kane origjinen prej tyre. U kane bere keq sa nuk thuhet me Konventa te Fshehta e politika te ndyra pas shpine e ketyre turi zinjve me miliona, qe kur i pushtuan i mbajten nen zap me 2 mije ushtare i kane si embelsire pas ushqimit. Politika nuk eshte kurve por po te vihet kurveria ne krye te politikes eshte problem ne cdo shtet e ne te gjithe boten. Boten e ka pushtuar klasa kurveri e ulet. Shembull eshte edhe Shqiperia me gjendjen ku ka perfunduar. Rrofte imoraliteti boteror.
Veprim shume i gabuar , i pa konsultuar dhe i monitoruar keq nga institucionet ligj zbatuese. Familje Shqiptare ka ne shume shtete Europiane. Nese ato familje nuk i pergjigjen legjistacionit te shtetit ku jetojne , atehere ka masa te ndryshme per familjet Shqiptare....